Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare ish-futbollisti i Tiranës, Nuri Bylyku

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare ish-futbollisti i Tiranës, Nuri Bylyku

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, Nuri Bylyku, ish-futbollist, kapiten, trajner dhe drejtues i FK. Tiranës.

Mesfushori luftarak Nuri Bylyku, pasi kreu shërbimin ushtarak në radhët e Partizanit, ku u shpall edhe kampion, u rikthye në radhët e skuadrës së Tiranës, ku edhe e kishte nisur rrugën e bukur të futbollit.
Nuri Bylyku, ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-65, do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë, duke thyer hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos në futbollin shqiptar që me krijimin e tyre.

Pasi ndërpreu karrierën e tij sportive, Nuri Bylyku, nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke kryer detyra drejtuese, qoftë si trajner, inspektor dhe shef klubi.

Në nderim të karrierës së tij sportive, sot do të mbahen homazhe nga ora 11:0-12:00 ambientet e stadiumit ‘Selman Stermasi’, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy