Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur shumë i lumtur pas fitores nga skuadra e tij në derbi ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1.
Pas ndeshjes, për mediat Halili është shprehur se trajneri Shehi po bën një punë të mirë, ndërsa theksoi se nuk do ndalojë kurrë për të përmirësuar ekipin.
“Nuk do të reshtim për të bërë një ekip sa më të mirë, më të plotësuar. Shehi ka dhuratën më të mirë që drejton klubin e Tiranës. Si sportist ka qenë mjaft mirë.
Po bën punën e tij me gjithë stafin padyshim për të mirën e Tiranës. Urojmë të jetë i gëzuar të fitojë sa më shumë. Është një grup i shkëlqyer me çuna të mirë. Shpresoj që të rrinë gjithmonë bashkë.”, u shpreh Halili.



