Shënuan në derbi/ Cara: Ia dedikojmë trajnerit. Skuka: Më pushtuan emocionet

Shënuan në derbi/ Cara: Ia dedikojmë trajnerit. Skuka: Më pushtuan emocionet

Tedi Cara dhe Xhuljano Skuka, ishin autorët e dy golave, në fitoren 2-1 të Partizanit ndaj Tiranës në derbi.

Pas ndeshjes, dy protagonistët, folën për MCN TV. Cara deklaroi se kjo fitore, i dedikohet trajnerit Shehi.

Jam shumë i lumtur për këtë fitore që kemi bërë sot. Por më shumë i lumtur që shënova e ndihmova ekipin. Është ndjesi e veçantë kur shënon në derbi, e kam pasur gjithmonë dëshirë. Ky është goli im i dytë dhe jam i lumtur, sidomos se morëm tre pikët se kemi humbur pikë kot në ndeshjet e kaluara.

Këtë fitore ia dedikojmë profesor Shehit se që kur ka ardhur, ka punuar mirë me ne, na ka mbajtur pranë si shokë dhe na ka ardhur keq që nuk kanë ardhur rezultatet e duhura. Edhe pse kemi bërë lojëra të mira. Besoj se me këtë fitore i kemi bërë një surprizë të bukur. Flas në emër të çunave dhe ia dedikojmë atij këtë fitore.

Jemi në vendin e dytë, por do të fitojmë e marrim maksimumin e të gjitha ndeshjeve e të fitojmë, të mos lëmë pikë në të gjithë ndeshjet si këto. I kemi dominuar kundërshtarët e na kanë ikur pikët. Të luftojmë pse jo për vendin e parë, për të marrë maksimumin, edhe nëse nuk jemi në vendin e parë, në të dytin të paktën.

Sakaq, Skuka u tregua i sinqertë, duke thënë se nuk është ende në maksimumin e tij si lojtar.

Çdo ndeshje futëm me ndjesinë e golit. U futëm shumë të karikuar, por na ndikoi për keq. Tirana shënoi, por ia dolëm mirë, sepse përmbysëm rezultatin.

Është meritë e madhe e trajnerit dhe i dedikohet fitorja atij dhe tifozëve. Kemi akoma pak punë për të bërë.

Më duhet shumë punë. U futa në pjesën e parë me motivim të madh. Në pjesën e dytë më pushtuan emocionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy