Shkupi është pranë ëndrrës së madhe, për tu kualifikuar në grupet e një kompeticioni europian. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, luajnë në turin e tretë të Europa League, ndaj Shamrock Rovers.
Ditën e sotme, bardheblutë kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës në “play off”, në rast se kalojnë turin e tretë.
Në rast se kualifikohen për në “play off”, shkupjanët do të përballen me skuadrën humbëse në përballjen mes Qarabag dhe Ferencvaros, skuadra këto që luajnë në turin e tretë në Champions League.



