Shorti i botërorit, Rexha: Me Serbinë, derbi ballkanas. Situata mund të agravojë

Shorti i botërorit, Rexha: Me Serbinë, derbi ballkanas. Situata mund të agravojë

Ish-futbollisti dhe tifozi i flaktë i kombëtares, Alban Rexha për shortin e botërorit ku Shqipëria përballet me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorën, thotë se nuk e shikon si grup të vështirë.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se risku është shumë, pasi dhe në Angli ku jeton për momentin, më tepër vlerësohet Shqipëria se Serbia.

Drupal Ad

Shqipëria bën eksperimente por kur është bindëse, nxjerr probleme në fushë. Risku më i madh është pjesa e tifozerisë.

Edhe federata nuk e priste se është një derbi ballkanas. Nga momenti në moment situata mund të agravojë.

Tifozeritë si në Shqipëri dhe në Serbi, e shikoj se situata do agravojë. Po erdhën tifozët në Shqipëri, si në stadium, si jashtë stadiumit probleme do kenë.

Që nga interesimi që kanë njerëzit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, mendoj se situata do agravojë, nuk mendoj se Policia e Shtetit do jetë aq e fortë sa ta marrë situatën në dorë.

Por them që ultrasit e bashkuar të gjithë bashkë, nuk ka gjë që i ndal. E kam fituar me gjyqe dhe nuk ndalohem më në ndeshjet e kombëtares.

Çdo ndeshje e shoh në stadium. Në momentin që federata i shet biletat dhe në momentin që i penalizon tifozat nuk është e drejtë.

“Plisat” kanë dalë me një deklaratë që ne njohim vetëm një kombëtare dhe ti nuk mund të ndalosh dot “Plisat” e Adem Jasharit të jenë në stadium.

“Plisat” janë ultrasit më të mirë që mund të ketë Shqipëria për kombëtaren. Emocionet e çdo tifozi duhet të jenë atë ditë në stadium, se ndryshe do e agravosh situatën.

Ne jemi provokuar shumë, janë shumë shtete që gjithmonë kanë ato nacionalitetet e veta pro Serbisë dhe mendoj se ne jemi provokuar shumë.

Ta harrojnë të gjithë që Kosova do jetë e Serbisë, ajo po afrohet gjithnjë e më shumë. Kosova është zemra e Shqipërisë. Do jetë sukses shumë i madh.

Anglia është ekip i fortë, por i ruhen shumë Shqipërisë, për faktin se Shqipëria bëhet shumë e rrezikshme kur do të fitojë dhe bëhet shumë e dobët kur bën eksperimente në fushë.

Shqipëria dhe në Angli e ka mbështetjen shumë të madhe këtë herë, më të madhe se të gjithë herët e tjera.

Shqiptarët do blejnë edhe biletat e Anglisë kësaj radhe. Interesi kësaj here është që gjithë shqiptarët të jenë në stadium.

Dhe shqiptarët e kanë treguar gjithmonë se kur është pjesa e mbështetjes dhe sidomos kur është dhe Serbia, e japin mbështetjen të gjithë ultrasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy