Derbi i Madoninës është fituar nga Milan me rezultatin 1-2. Në San Siro një ‘dopietë’ e Ibrahimovic ishte e mjaftueshme për të fituar përballë Interit, që në harkun kohor të tre minutave në pjesën e parë u ndëshkua dy herë.
Gjithsesi para se të mbyllej pjesa e parë zikaltërit ngushtuan diferencat, por për 45 minuta në fraksionin e dytë nuk mundën të paktën të barazonin. Në një rast u akordua edhe penallti në favor të Interit, por më pas u anulua me VAR.
Kjo është ndeshja e parë që Milan fiton pas tetë të tillave me Interin. Më ketë fitore ‘djalli’ mban vendin e parë me pikë të plota në Seria A.



