Vllaznia e femrave luajti të enjten, ndeshjen e fundit në grupet e Champions League, teksa u mposht 5-1 nga Real Madrid.
Shkodranet eliminohen nga grupet pa grumbulluar pikë, por duhet thënë se ishin në një grup shumë të vështirë, me skuadra të mëdha, si Real Madrid, Chelsea dhe PSG.
Te Vllaznia i gëzohen faktit, se arritën të shënojnë një gol. Ndaj Real Madrid, Megi Doçi, realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit, duke i mahnitur të gjithë.



