Përmbysje e çmendur për 5 minuta, skuadra braziliane fiton titullin pas 50 vitesh pritje (VIDEO)

Përmbysje e çmendur për 5 minuta, skuadra braziliane fiton titullin pas 50 vitesh pritje (VIDEO)

Pritja 50-vjeçare merr fund për tifozët e Atletico Mineiro. Këta të fundit edhe zyrtarisht janë kampionët e ri në Brazil.

Bardhezinjtë kanë fituar matematikisht titullin kampion, dy javë para fundit të kampionatit. Ditën e djeshme, Atletico Minerio ka fituar një ndeshje të çmendur ndaj Bahia, me këta të fundit që fillimisht kaluan në avantazh me dy golave, pasi shënuan Luiz Otavio në minutën e 62 dhe Gilberto në minutën e 66.

Megjithatë te Atletico Minerio nuk u dorëzuan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin. Hulk ngushoti diferencën në minutën e 73 ndërsa 1 minutë më vonë ishte Keno që vendosi baraspeshën në 2-2. Keno u kthye në hero për skuadrën e Cuca, pasi në minutën e 78-të, shënoi edhe golin e përmbysjes, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me 81 pikë, plot 11 më shumë se ndjekësit e Flamengo, Atletico Minerio është shpallur matematikisht kampion në Brazil, duke marrë titullin e dytë në histori të klubit, pasi të parin e fitonin 50 vite më parë, më saktë në vitin 1971.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy