
Kombëtarja e futsallës pas fitores me Danimarkën një muaj më parë është rikthyer te zhgënjimet pasi është mposhtur 3-0 nga Kroacia në eliminatoret e Europianit.
Të besuarit e Resulit zhvilluan një ndeshje të mirë, por nuk mundën të konkretizonin rastet e krijuara, diçka të cilën e bëri mjaft mirë Kroacia.
Fillimisht ishte Marinoviç, i cili shënoi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Periç dhe Sekuliç, për të fiksuar shifrat në 3-0.
Pas pesë ndeshjesh Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.



