
Drejtuesit e Liverppolit janë të vetëdijshëm se sulmuesit Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk i mbetet edhe shumë kohë në këtë nivel monstruoz dhe Jurgen Klopp tashmë ka filluar zgjedhjet për ofensivën .
Për gjermanin do të jetë një sfidë e vështirë për ti rikthyer ‘’ The Redsat ‘’ tek sukseset e të kaluarës por shpirti luftarak i ishi-t të Dortmundit konsiderohet një motiv për arritjen tek suksesi .
Fakti se egjiptiani dhe senegalezi pa harruar Firminon nuk garantojnë nivelin e deritanishëm i ka bërë ‘’ Të Kuqtë “ që të ‘’ peshkojnë ‘’ tek Leicester City , ku kanë zgjedhur Harvey Barnes .
23 vjeçari ka treguar një nivel shembullor me ‘’ The Foxes ‘’ dhe pretendimi i Liverpoolit e konfirmon këtë gjë .
Ekstremi ka ditur ti intepretojë në mënyrë perfekte urdhërat e Brendan Rodgers dhe ka rezultuar në çdo ndeshje determinant për Leicester City-n .
Kompromisi me këtë skuadër e bën të veçantë Harvey Barnes i cili gjithashtu karakterizohet nga dhënia e maksimumit dhe koordinimi i duhur me shokët e tij . Guximi që ndërmerr drejt portave kundërshtare është një aleat tepër i rëndësishëm i tij dhe me këtë interes gjërat parashikohet se nuk do të jenë si më përpara .
Objektivi i ishi-t të Dortmundit është ndërthurja e talentit me eksperiencën për të formuar një skuadër yjesh e cila para disa sezonesh ishte e pamundur për tu mposhtur .
E kaluara e favorizon Jurgen Kloppin për ti imponuar drejtuesve lëvizjet e nevojshme dhe Harvey Barnes do ti vinte në ndihmë tridentit Salah – Firmino – Mane për të vijuar të bëjnë atë që dinë më mirë, shënimin e golave .
Sezoni për lojtarin nga Burnley meriton duartrokitje sepse i është bindur teknikut nga Irlanda e Veriut i cili me siguri do të japë përgjigjen respektive duke e refuzuar largimin e nxënësit shembullor nga ‘’ King Power ‘’ sepse në rast të kundërt ofensiva do të humbiste shumë , por mbetet për tu parë se si do të veprojë Liverpooli për këtë lojtar që deri më tani numëron 12 ndeshje dhe 1 gol me ish kampionët e Premier Leagues .



