
Një ndër prioritetet e Stefano Piolit për sezonin vijues mbetet përforcimi i prapavijës. Të tijet ende po shfaqin pasiguri në këtë repart dhe numri një i stolit i është rikthyer një dëshire të vjetër. Andrew Omobamidele e impresionoi në sezonin e shkuar trainerin italian, lojtar që tanimë mbron ngjyrat e Nottingham Forestit. Interesi i Paris St Germain për Fikayo Tomorin gjatë merkatos së verës ka shkaktuar shqetësim në kampin e kuqezinjve, të cilët janë të ndërgjegjshëm për potencialin e Nasser Al Khelaifit. Për transferimin e mundshëm të Andrew Omobamideles në ‘’ San Siro ‘’ , drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro dhe mbetet për tu parë se si do të reagojnë anglezët për një ndër lojtarët më të spikatur të tyre. Objektivi madhor i Milanit është rikthimi në atë skuadrën e kohëve të dikurshme , e cila bënte ligjin në Serinë A dhe sidomos në Champions League , kompeticioni i preferuar i tyre, të cilin e kanë fituar shtatë herë.



