
Merkatoja e janarit do të jetë përcaktuese për Juventusin.
Drejtuesit në bashkpunim me Luciano Spallettin po i bëjnë me kujdes llogaritë në funksion të përmirësimit në çdo pozicion.
Traineri italian e ka vënë theksin tek mesfusha, aty ku i duhen më tepër elementë për të bërë diferencën.
Bernardo Silva është përfshirë në listën e ishi-t të Romës i cili po zhvillon sezonin e parë me Real Madridin.
Sipas Michele Paveses, gazetar i ‘ Tuttomercatoweb ‘, 32 vjeçari vlerësohet nga numri një i stolit të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, me një eksperiencë për tu marrë shembull në çdo kompeticion.
Referuar kontratës me ‘’ Galaktikët ‘’ duhet thënë se luzitanit i përfundon në qershorin e 2028-tës dhe interesi i torinezëve besohet se do të analizohet.
Por vlen të shtohet se Bernardo Silva sapo e ka nisur etapën tek ‘’ Los Blancos ‘’, i vënë nën udhërat e Jose Mourinhos, ndër më të mirët në training.
7 sfida dhe 1 asist janë statistikat e kryeqytetasit i cili hyri si zëvëndësues në përballjen kundër Romës dhe e la të kënaqur ‘’ The Special One ‘’.
Pavarësisht zërave, normale referuar merkatove lojtari nga Lisbona dëshiron të vijojë të jetë pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’, një ekip i ndryshuar me rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të ishi-t të Manchester United.



