Milani është vetëm dy ndeshje larg titullit kampion në Itali, që për kuqezinjtë mungon prej 11 vitesh.
Këtë fundjavë, skuadra e Piolit pret në shtëpi Atalantën, në atë që quhet edhe si më e rëndësishmja, duke parë kundërshtarin e vështirë që kanë përballë.
Kur duhen edhe dy javë nga fundit, entuziazmi te tifozët e Milanit është shumë i madh dhe ata ëndërrojnë titullin.
Në sfidën me Atalantën, “San Siro” do të jetë i mbushur në kapacitet maksimal me 80 mijë tifozë.
Megjithatë sipas asaj që zbulojnë mediat në Itali, kërkesat kanë qenë të shumta për një biletë. “La Gazzetta dello Sport”, njofton se për sfidën me bergamaskët, ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta.
Dy javë para fundit, Milani mban vendin e parë me 80 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Interit dhe kuqezinjve i mjaftojnë 4 pikë për të fituar zyrtarisht titullin e 19-të në histori.



