
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvendoset nga Shën Petersburgu në Paris, pas sulmit rus në Ukrainë. Komiteti Ezkekutiv i UEFA-s zhvilloi mëngjesin e sotëm një mbledhje urgjente për këtë çështje.
Pritet që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në “Stade de France“. Kujtojmë që kryeqyteti francez ka mikpritur për herë të fundit finalen e Kupës Evropiane në vitin 2006, kur Barcelona mposhti Arsenalin 2-1.
UEFA tha gjithashtu se ndeshjet në “shtëpi” të klubeve dhe kombëtareve ukrainase dhe ruse që garojnë në garat e UEFA-s do të luhen në vende neutrale.



