
Huazimi i Endrick tek Lyoni po i jep shumë shpejt rezultatet.
Braziliani po avancon me hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur, të reflektuara me 5 gola në 5 sfida me ‘’ Les Gones ‘’.
Ky fakt sigurisht tregon edhe njëherë se mbetet një ndër talentët më të spikatur të Amerikës Jugore, i cili me vetëm 19 vite mbi supe është adaptuar shumë shpejt në Europë.
Falë paraqitjeve dinjitoze drejtuesit e Tottenham Hotspurit në orët e fundit kanë treguar interes për ishi-n e Palmeiras i cili ndoshta do të bëhet pjesë e një ndër kampionateve më të bukur si Premier League.
Presidenti Daniel Levy ka përgatitur çekun prej 100 milionë eurosh për ta bindur atë të Real Madridit Florentino Perez duke patur parasysh faktin se bëhet fjalë për një komponent i cili mund të bëjë diferencën në metrat e fundit.
Megjithatë, mendohet se asi i ofensivës mund të vendosë për ‘’ White Hart Lanen ‘’, gjithmonë nëse traineri i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ do ti garantojë një vend titullari.
Sigurisht që ‘’ Spursat ‘’ nuk janë ekipi i dikurshëm por besohet fuqimisht se mund të rikthehen në elitën e futbollit anglez dhe pse jo të përfshihen në rangun e më cilësorëve edhe në kompeticionet europiane.



