Robert Lewandowski, objektiv i Juventusit

Robert Lewandowski, objektiv i Juventusit

E ardhmja e Robert Lewandowskit tek Barcelona ende është e pasigurtë.

Polaku edhe pse është në metrat e fundit të karrierës ka shumë për të dhënë në fushën e blertë. 

Duke ditur këtë fakt drejtuesit e Juventusit po mendojnë ta transferojnë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ i cili me eksperiencën mbi supe mund të rezultojë një vlerë e shtuar. 

Kontrata i përfundon në fundin e sezonit dhe ‘’ Blaugranët ‘’ po e analizojnë vijimësinë në ‘’ Camp Nou ‘’ ose në të kundërt mund të nisë një tjetër eksperiencë në Serinë A, tek e ashtuquajtura ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.

 Të qënit determinant në metrat e fundit dhe fakti se e ka reflektuar ndër vite mund të konsiderohet një lloj garancie për të ardhmen, edhe pse mosha bën të vetën. 

Gjithashtu duhet theksuar se kalimi me parametër zero është një avantazh për ish rekordmenët e Scudettos, një ekip nga i cili gjithsesi duhet patur kujdes. 

Priten muaj gjatë të cilëve do të ketë negociata të vazhdueshme ndërmjet palëve për ishi-n e Borussia Dortmundit dhe Bayern Munchenit i cili deri më tani numëron 14 gola dhe 1 asist në 34 sfida me ‘’ Los Cules ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy