
Ish-futbollisti, Andi Lila, e quan zgjedhje të duhur, emërimin e trajnerit Silvinjo në stolin e Kombëtares shqiptare.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Lila foli edhe për filozofinë e trajnerit të ri, duke shtuar se fillimisht ai duhet të krijojë frymën e grupit.
Ne në Shqipëri i themi fillim i mbarë, gjysma e punës. Ndeshja me Poloninë ka vështirësinë e saj. Silvinjo nuk e njeh skuadrën në ndeshje, por vetëm nga stërvitjet. Silvinjo ka një CV të pasur. Mendoj se është një zgjedhje e duhur. Futbollistët në krahasim me atë të 2016, nuk kishte yje, por kishim një grup të mirëmenaxhuar. Trajneri duhet të bëjë frymën e grupit.
Pashë stërvitjen sot. Diplomën e ka mbrojtur me 4-2-3-1. Risia që ky trajner ka sjellë, janë të dy krahët e sulmit, Uzuni dhe Asani. Filozofia e këtij trajneri është që portieri të luajë mirë me këmbë, mbrojtja të jetë e sigurt. Mbrojtësit e krahut të dalin para. Sulmuesit duhet të marrin pjesë në të gjitha.



