Çelhaka: Besojmë te vendi i dytë, do e synojmë deri në fund

Çelhaka: Besojmë te vendi i dytë, do e synojmë deri në fund

Në prag të ndeshjes kualifikuese që Shqipëria U-21, do të luajë ndaj Sllovenisë, para mediave ditën e sotme ka dalë mesfushori Jurgen Çelhaka. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, duke përmendur edhe sfidën e kaluar ku kuqezinjtë morën 3 pikët, por me shumë vuajtje. Çelhaka theksoi gjithashtu se skuadra do të luftojë deri në fund për vendin e dytë. 

"Skuadrën e shikoj shumë mirë, jemi të gjithë lojtarët, kjo është e rëndësishme. Nuk kemi probleme shëndetësore, as dëmtime. E shikoj grupin në harmoni, pasi vijmë nga dy fitore të rëndësishme që kemi marrë dhe shpresoj të vazhdojmë aty ku e kemi lënë.

 Është e vërtetë që kemi marrë një tre pikësh me shumë vlerë me Slloveninë, kur kemi luajtur në shtëpinë tonë. Por të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen, e kanë parë që kemi vuajtur shumë për ta marrë atë tre pikësh. Është një ekip shumë i fortë. Nëse e vlerësojmë siç e vlerësuam këtu në Shqipëri, besoj se do t’i marrim tre pikët edhe aty. Ky është qëllimi jonë.

Kosova është një ekip që duhet vlerësuar. Ka lojtarë shumë të mirë, por ne jemi më shumë të fokusuar te Sllovenia, pastaj do mendojmë ndeshjen e radhës.

Normalisht që e mendojmë vendin e dytë. Kemi marrë 9 pikë, kemi fituar ndaj Sllovenisë, kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë, si individualisht, por edhe si grup. Do e synojmë vendin e dytë deri në fund.

Deri tani mirë, nuk kam minutat e nevojshme pasi dihet që kam bërë një transfertë nga Shqipëria, por mendoj se po përshtatem shumë mirë. Për momentin jam i fokusuar te Kombëtarja, të ndihmoj ekipin Kombëtar që të arrijë objektivat.", u shpreh Çelhaka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy