
Anëtarësimi olimpik i Rusisë është “rikthyer plotësisht” pas pezullimit të saj nga Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang 2018 bëri të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Rusia është ndaluar nga Lojërat e muajit shkurt me vendim të këtij komiteti, pasi ajo është akuzuar për doping të sponsorizuar nga shteti.
Përkundër ndalesës, 168 rusë kanë garuar si neutralë në Lojërat në Korenë e Jugut dhe dy prej tyre kanë dalë pozitivë në testet e drogës.
Sipas BBC, Komiteti Olimpik ka planifikuar ta rikthejë Rusinë pas Lojërave, nëse nuk do të kishte teste të tjera pozitive. Komiteti tha të mërkurën se të gjitha mostrat e mbetura ishin negative.
“Pezullimi i Komitetit Olimpik rus hiqet automatikisht, me efekt të menjëhershëm”, u tha në deklaratën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Alexander Zhukov, konfirmoi se të drejtat e këtij mekanizimi janë rikthyer plotësisht.
Ai tha se vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është “shumë i rëndësishëm”.
168 rusët që konkurruan në Pyeongchang si atletë olimpikë nga Rusia (OAR) ishin nën monitorim për të provuar se ishin të pastë para dhe pas Lojrave.
Ekipi i (OAR) Rusisë ishte i treti në renditjen e shteteve që fituan më shumë medalje, pasi fituan 17 të tilla, duke përfshirë dy medalje ari.



