Bayern Muncheni, këmbngul për Anthony Gordon

Bayern Muncheni, këmbngul për Anthony Gordon

Momentalisht Anthony Gordon konsiderohet një ndër më të mirët e Premier Leagues. 

Sulmuesi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur duke e bërë krenar trainerin e Newcastles Eddie Howe. 

Për 25 vjeçarin do të zhvillohet një tjetër supersfidë gjatë merkatos së verës ndërmjet Manchester United dhe Bayern Munchenit.

 Si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ashtu edhe bavarezët njihen për potencialin në aspektin ekonomik, edhe pse në atë sportiv nuk kanë të krahasuar. 

Lojtari nga Liverpool ka bërë diferencën me klubin më të pasur në botë aktualisht, me të cilin po zhvillon sezonin e katërt. 

Largimi nga ‘’ St James Park ‘’ është i mundur, sidomos nëse i referohemi interesit të ish rekordmenëve të Bundesligës të cilët bashkjetojnë me suksesin në çdo sezon. 

Sheiku Al- Rumayyan ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e një ndër nxënësve më të mirë të Eddie Howes për më pak se 100 milionë euro, referuar kontributit të deritanishëm.

 Si Manchester United dhe Bayern Muncheni janë dy ekipe tejet ambicioze por sidoqoftë besohet se kërkesa e numrit një të bardhezinjve do të analizohet me detaje. 

14 gola në 36 sfida numëron ishi i Evertonit në sezonin aktual, i padiskutueshëm në formacionin titullar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy