
Dinamo njoftoi ditën e sotme, se në sezonin e ri, skuadra nuk do të drejtohet nga trajneri italian, Rodolfo Vanoli.
Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas njofton se drejtuesit janë në bisedime për përzgjedhjen e trajnerit të ri.
Pritet që në ditët e ardhshme, Dinamo të zgjedhë trajnerin e ri dhe më pas do të nisë puna me ekipin, me objektin që është i qartë, të rikthehen në Superiore.
Ndërkohë Vanoli mori drejtimin e Dinamos, pak javë para fundit të kampionatit, por rezultatet i kishte kundër, çka solli edhe rënien e skuadrës nga Superiorja.



