Federata Serbe kërcënon me largim nga Europiani nëse nuk dënohen Shqipëria dhe Kroacia

Federata Serbe kërcënon me largim nga Europiani nëse nuk dënohen Shqipëria dhe Kroacia

Federata Serbe e Futbollit, ka kërcënuar me largim nga Europiani, në rast se UEFA, nuk dënon Shqipërinë dhe Kroacinë.

Serbët pretendojnë se tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, kanë kënduar në kor kundër Serbisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Jovan Surbatoviç, deklaroi se UEFA, duhet të japë dënim shembullor për dy vendet.

Drupal Ad

Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Duhen dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë Shqipërinë dhe Kroacinë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze.

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, qëndruan bashkë gjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila u mbyll në barazim 2-2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy