
Në këtë merkato verore drejtuesit e Napolit po japin maksimumin për të qenë në lartësinë e duhur edhe në sezonin vijues.
‘’ Il Partenopei ‘’ zhvilluan një sezon fantastik në Serinë A, të kurorëzuar me fitimin e kampionatit.
Falë Antonio Contes dhe 3-5-2-shit të famshëm bardhekaltërit kanë rikuperuar ndjeshëm terren, tek të cilët po bëhet një punë për tu vlerësuar.
Në aspektin defensiv traineri nga Lecce ja ka vënë syrin Juanlu Sanchezit, një komponent shumë cilësor tek Sevilla.
Bordi drejtues ka bërë hapa të sigurtë përpara në lidhje me arritjen e marrëveshjes me 22 vjeçarin, i cili thuhet se do të firmosë deri në qershorin e 2030-tës.
Aurelio Di Laurentis do të shpenzojë diku të 17-20 milionë euro për andaluzin, i cili do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Pas tre sezoneve në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’, ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ ja ka hapur dyert, për tu vënë nën urdhërat e ishi-t të Chelseat, i cili do të mbahet mend gjatë për sukseset dhe gjithashtu faktin se uli nga froni Juventusin pas nëntë sezonesh kur drejtonte Interin.
Sigurisht arkat e Sevillas do të mbushen në mënyrë të konsiderueshme dhe drejtuesve kjo shifër do ti shërbejë për tu hedhur në sulm për të tjerë elementë gjatë kësaj periudhe, duke ditur se La Liga zyrtarisht fillon sot.
Do të jetë një humbje e madhe për ish fituesit e Europa Leagues, të cilët do të drejtohen në vijimësi nga ish mesfushori i Interit Matias Almeyda.



