
Liverpool, duket se ka zgjedhur një trajner holandez për stolin. Bëhet fjalë për teknikun aktual të Feyenoord, Arne Slot.
45-vjeçari është i pari në listën e drejtuesve të Liverpool, për të zëvendësuar Jurgen Klopp, i cili do të largohet në fund të sezonit aktual.
Në drejtimin e Feyenoord, Slot numëron një Kupë të Holandës të fituar dhe një titull kampion.
Mënyra e lojës së holandezit, është thuajse e njëjtë me atë të Klopp dhe kjo është një nga arsyet, pse drejtuesit e kanë zgjedhur.
Në Angli e bëjnë të kryer marrëveshjen, ndërsa thuhet se në ditët e ardhshme, pritet të vijë edhe zyrtarizimi.



