
Performanca jo e mirë e repartit defensiv tek Milani vijon të jetë një shqetësim për Stefano Piolin gjatë sfidave.
Një ndër prioritetet e kuqezinjve është zgjidhja e këtij problemi gjatë merkatos verore dhe për këtë arsye drejtuesit po analizojnë mbrojtësin e Paokut Kostantinos Koulierakis.
Edhe pse me vetëm 19 vite mbi supe , ecuria shumë e mirë e tij po i impresionon italianët dhe shumë shpejt mund të transferohet në ‘’ San Siro ‘’.
Duke qenë se Malick Thiaw vijon të përfshihet në listën e disa ekipeve me emër në kontinentin e vjetër , Konstantinos Koulierakis konsiderohet një zëvëndësues ideal për 22 vjeçarin.
Nën drejtimin e ishi-t të Fiorentinës, ‘’ Djalli ‘’ ka rikuperuar shumë nga terreni i humbur në të kaluarën, rivali i cili është shëndërruar në një kandidat potencial për fitimin e titiujve, sidomos në Itali.



