
Ecuria jo e mirë e Ruben Amorim në stolin e Manchester United, i ka bërë drejtuesit të mendojnë për të tjerë opsione.
Vështirësitë e hasura me anglezët, tek të cilët në fakt presioni është shumë i madh ja kanë vënë seriozisht në pikpyetje qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’.
Rikthimi tek titujt është objektivi kryesor në çdo sezon dhe për arritjen e tij duhet një trainer me shumë eksperiencë i cili e njeh këtë rrugë.
Emri i Unai Emery ka filluar të qarkullojë në zyrat e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’, një trainer i cili ka fituar shumë tituj gjatë karrierës, kryesisht me Sevillan.
Spanjolli e ka shëndërruar Aston Villan në një ekip që të fut frikën, si në Angli ashtu edhe në kompeticionet europiane.

Kështu që javët e ardhshme do të jenë determinante për ishi-n e Sporting Lisbonës dhe nëse nuk do t’ia dalë fatkeqësisht do ti duhet të bëjë gati valixhet dhe të largohet në fundin e sezonit aktual.
53 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Villa Park ‘’ , falë të cilit londinezët kanë prerë biletën për më tej në Champions League por momentalisht renditen të 10-tët në Premier League, 2 pikë larg Europës.



