Sfidë gjigandësh për Giogi Mamardashvilin

Sfidë gjigandësh për Giogi Mamardashvilin

Paraqitjet e shkëlqyera të portierit Giorgi Mamardashvili po i sigurojnë pretendentë me kalimin e ditëve.

Valencia është në luftë për pjesëmarrjen në Europë sezonin vijues dhe një pjesë e sukseseve është falë gjeorgjianit.

Tashmë tre ekipe janë vënë në ndjekje të 23 vjeçarit, shumë i rëndësishëm në 11-shen e  Ruben Barajas. Atletico Madridi është një ndër to, drejtuesit e të cilit i druhen largimit të Jan Oblak në fundin e sezonit.

Diego Simeone ia ka hapur dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’, portier që mund të ketë mundësinë të provojë veten në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

Edhe Bayern Muncheni e konsideron një element shumë cilësor, duke ditur se legjenda Manuel Neuer është në metrat e fundit të karrierës.

Tek ekipi nga Mynihu priten shumë ndërhyrje gjatë merkatos së verës, i cili pas njëmbëdhjetë sezonesh zbriti nga froni i Bundesligës pasi e humbi luftën me Bayer Leverkusenin.

S’duhet nënvlerësuar Manchester United, ekip i uritur për trofe, i mbetur në prapavijë në vitet e fundit. Erik Ten Hag po has shumë vështirësi për rikthimin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ aty ku e meritojnë dhe natyrisht transferimet e lojtarëve cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’ konsiderohen të domosdoshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy