
Pavarësisht se rikthimi i Cristiano Ronaldos e ka shtuar entuziazmin në kampin e Manchester United , anglezët janë ngopur për sa i përket merkatos . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nuk e kanë harruar sulmuesin Erling Haaland për të cilin luftojnë shumica e klubeve të njohura . 21 vjeçari është peticion i bashkombasit të tij Ole Gunnar Solskjaer dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pas sakrificave të bëra nga nordiku.
Megjithatë sipas prestigjozes Espn rikthimi i ‘’ Cr7 ‘’ në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk e penalizon transferimin e mundshëm të bishës norvegjeze por përkundrazi do ti forconte më tepër 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm .
Agjenti i golashënuesit Mino Raiola dhe njëkohësisht një ndër më të famshmit në qarkullim e ka bërë të qartë paraprakisht se kërkon të përfitojë 40 milionë euro për transferimin e klientit të tj , shifër e konsiderueshme dhe plotësisht e justifikueshme nëse merret parasysh progresi i Haaland .
Por lista s’mbaron me kaq sepse edhe Real Madridi po e ndjek me shumë kujdes sulmuesin nga Leeds pavarësisht se prioriteti i ‘’ Galaktikëve ‘’ mbetet Kylian Mbappe .
Kryeqytetasit po presin me ngulm që ta transferojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me parametër zero dhe do të investojnë fuqishëm për ishi-n e Salzburgut edhe pse konsiderohet një operacion i vështirë për arsye të pretendimeve të paluhatura të Borussia Dortmundit. Erling Haaland e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në 5 ndeshjet e para me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ ka shënuar 6 gola duke treguar se është një ndër sulmuesit më produktivë.



