
Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz për Chelsea-n këtë sezon. Skuadra londineze ka qenë një nga ekipet më të penalizuara këtë sezon nga dëmtimet.
I fundit që është dëmtuar te anglezët është Thiago Silva. Mbrojtësi brazilian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe do të mungojë për të paktën gjashtë javë.
Silva u dëmtua ndaj Tottenham dhe ka nisur fazën për tu rikuperuar, ku shpresa është që të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundit të sezonit.



