Shkëmbi: Disa futbollistë i mendonim ndryshe, kemi zhgënjyer të gjithë

Shkëmbi: Disa futbollistë i mendonim ndryshe, kemi zhgënjyer të gjithë

Dinamo luan një ndeshje të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj Skënderbeut. Të dyja skuadrat ndodhen në kuotë të barabartë pikësh dhe për këtë arsye fitorja është e domosdoshme.

Në prag të sfidës së nesërme, para mediave ka folur trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi. Ky i fundit ka vlerësuar kundërshtarin, por shton se skuadra e tij luan vetëm për 3 pikët, pasi sipas tij një fitore do të rikthente qetësinë në skuadër.

Shkëmbi tha se te Dinamo kanë zhgënjyer të gjithë si skuadër, ndërsa pranoi se disa lojtarë të afruar i mendonin ndryshe dhe kanë dalë ndryshe.

“Pavarësisht se kemi fituar ndeshjen e parë jemi të vetëdijshëm për vështirësinë, jemi me pikë të barabartë dhe kjo tregon gjendjen tonë, por edhe meritën e kundërshtarëve.

Imami? E ka humbur këtë ndeshje, edhe Mihana është me temperaturë. Sofranac nuk është në gjendje optimale, por është një moment ku nuk ka justifikim dhe të japim mbi maksimumin për ta mbyllur me sukses këtë vit.

Gabimet që kemi bërë janë në vazhdimësi, është fati, mungesat por edhe paaftësia jonë. Vijmë në një moment që nuk e kishim menduar, por nuk kemi pse e kthejmë kokën pas. Një fitore do të na bënte të ndiheshim më të qetë për të ardhmen.

Në futboll ka gjithnjë presion, nuk mendoj se ky ekip është i ndërtuar për zonën e poshtme. Mendoj se nuk do të luftojmë për pjesën e poshtme të klasifikimit, por këtë mund ta arrijmë vetëm duke fituar në fushë se asgjë nuk arrihet me fjalë dhe dëshirë.

Nuk është çështje portieri, është e gjithë skuadra në përgjithësi. Me vjen mirë që kundër Vllazninsë që mund të ketë sulmin më të mirë të kampionatit, ia dolëm mos pësonim.

Lista e pritjes sonë është e gjatë pasi në shumë pak ndeshje e kemi pasur grupin e plotë. Shpresojmë që në vitin tjetër të jemi të plotë dhe jam i bindur se skuadra do të shprehet më mirë. Pas një minifaze lojtarët do të jenë më mirë.

Në futboll flasin rezultatet, kemi zhgënjyer të gjithë nisur nga unë i pari. Patjetër që ka edhe futbollistë që i mendonim ndryshe dhe kanë dalë ndryshe. Pas kësaj ndeshje mund të bëjmë edhe një analizë më të gjerë”, tha Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy