
Humbja e rivalitetit me Guiglermo Vicarion tek Tottenham Hotspuri e bëri pjesë të listës së Newcastle United portierin Hugo Lloris por 36 vjeçari sipas L’Equipe i refuzoi ‘’ Las Urracas ‘’ dhe gjithashtu një ofertë nga Arabia Saudite. Vendimi i francezit evidenton se do të luftojë për të qenë protagonist tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ edhe pse këtë fillim sezoni ka qëndruar në stol. Duhet parë se si do të jetë vijimësia e ishi-t të Lyonit në javët e ardhshme, i cili e përfundon kontratën me kryeqytetasit në 30 qershorin e 2024-tës, fakt që i jep mundësinë për të kërkuar një ekip në merkaton dimërore. Sipas parashikimeve sezoni aktual, njëkohësisht i 12-ti do të jetë i fundit për Hugo Lloris tek ‘’ Spursat ‘’ , i shoqëruar deri më tani nga 447 sfida , 508 gola të pesuar dhe në 151 të tjera e ka mbajtur portën e paprekur. Bardhezinjtë pas më shumë se 20 vitesh janë rikthyer në Champions League , të cilët gjithashtu janë ekipi më i pasur në botë momentalisht.



