Përveç afrimeve, te Dinamo City punohet edhe për merkaton në dalje. Klubi ka njoftuar këtë të mërkurë, largimin e dy futbollistëve.
Bëhet fjalë për portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan. Të dy këta lojtarë, u bashkuan me Dinamon në merkaton e janarit të këtij viti, por nuk arritën të lënë shenjë.
Njoftim i Dinamo City:
Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan.
Klubi dinamovit i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në rikthimin e skuadrës në kategorinë e më të mirëve dhe u uron suksese në karrierë.



