Bayern Munchen, insiston për qëndrimin e Dayot Upamencanos

Bayern Munchen, insiston për qëndrimin e Dayot Upamencanos

  Dayot Upamencano po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës. 

Francezi po zhvillon sezonin e pestë me Bayern Munchenin, për të cilin disa pretendentë janë interesuar së fundmi. 

Mirëpo përpara kësaj situate drejtuesit e gjermanëve kanë filluar tratativat për të siguruar qëndrimin e mbrojtësit në ‘’ Allianz Arena ‘’, duke qenë se konsiderohet kyç nga traineri Vincent Kompany. 

Belgu i ka vënë menjëherë në dijeni krerët e ekipit nga Mynihu për ta arritur këtë objektiv dhe flitet se ishi i Leipzigu-t mund të rinovojë përtej 2026-tës. 

Negociatat ndërmjet palëve sapo kanë filluar dhe mendohet se do të avancojnë në vijimësi dhe duhet thekuar se momentalisht Real Madridi është kandidati kryesor për të përfituar shërbimet e lojtarit nga Evreux. 

Muajt vijues do të jenë determinantë si për ish rekordmenët e Bundesligës ashtu edhe për Dayot Upamencanon, i cili momentalisht po e analizon me detaje hapin e rradhës në karrierë. 

Do të jetë një sfidë jo e lehtë, nga një anë ajo e gjermanëve për ta bindur dhe nga tjetra ofensiva e ‘’ Los Merengues ‘’ për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy