
Pas një merkatoje verore shumë aktive , gjatë të cilës u transferuan disa lojtarë cilësorë tek Interi, drejtuesit zikaltër kanë filluar të mendojnë për atë të dimrit. Objektivi kryesor i Simone Inzaghit është Teun Koopmeiners , i cili po befason në çdo ndeshje me Atalantën. Tek bergamaskët , hollandezi tanimë konsiderohet një ndër më të mirët, tek i cili spikat adaptimi me shpejtësi në disa pozicione të ofensivës , fakt që i jep përparësi bergamaskëve. Edhe pse zyrtarisht ish fituesit e Scudettos ende nuk kanë dërguar një ofertë për 25 vjeçarin , pritet që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kësaj periudhe por duhet marrë parasysh edhe interesi i Juventusit dhe Romës për ishi-n e Az Alkmaar. Në sezonin e kaluar Teun Koopmeiners kontriboi në suksesin e Atalantës , skuadër e cila u kualifikua për në Europa League dhe interesi i rivalëve direktë në Scudetto natyrisht konsiderohet një kërcënim për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.



