Është mbyllur në barazim pa gola sfida e parë për vitin 2022 në Abissnet Superiore, mes Skënderbeut dhe Laçit.
Barazimi ishte rezultati më i drejtë, për atë që të dyja skuadrat treguan në fushën e lojës. Ishte një ndeshje e barabartë në çdo aspekt, me të dyja ekipet që krijuan shumë pak.
Kështu Skënderbeu ndal vrullin e skuadrës së Laçit, që vinte në sfidën e sotme pas 5 fitoreve radhazi në kampionat.
Me këtë barazim, korçarët kalojnë Dinamon në renditje dhe shkojnë në vendin 7-të me 16 pikë, ndërsa Laçi ngjitet i dyti me 28 pikë.



