Vllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e enjte, ndaj rumunëve të Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë në Conference League.
Situata te skuadra rumune, duket se nuk është e qetë, pas 3 barazimeve radhazi të arritura nga skuadra. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se klubi ka përjashtuar pa afat dy lojtarë, Ionut Vina dhe Dan Nistor.
Këta të fundit akuzohen se nuk kanë dhënë maksimumin në stërvitje dhe me ekipin, ndërsa janë përjashtuar pa afat nga skuadra, ndonëse kanë edhe nga 2 vite në kontratat e tyre.
Një situatë kaotike te Craiova, nga e cila do të provojë të përfitojë Vllaznia, që në ndeshjen e parë në Shkodër barazoi 1-1 dhe do të kërkojë surprizën në Rumani të enjten.



