Barcelona ndjek Luis Maximiano

Barcelona ndjek Luis Maximiano

Rendimenti i dobët i portierit Ter Stegen ka gjeneruar shumë polemika tek Barcelona dhe kritikat në drejtim të gjermanit kanë qenë të shumta në këtë fazë të parë të sezonit.

Në të kaluarën 29 vjeçari konsiderohej një ndër portierët më të mirë në botë por me prezencat  e deritanishme është vënë në dyshim qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Fakte të tilla i rëndojnë spanjollët të cilët janë të paqartë në lidhje me fazën e dytë të sezonit dhe drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ kanë iniciuar tratativat për të kthyer sa më shpejt faqen . 

Një prej emrave që po qarkullojnë tek ‘’ Balugranet ‘’ është portieri i Granadas Luis Maximiano i cili klasifikohet ndër më të mirët e La Ligas duke i krijuar shumë siguri ‘’ Los Nazaries ‘’ poshtë tre shtyllave .

 Për luzitanin luftojnë disa skuadra  të njohura që sigurisht i krijojnë një siklet Barcelonës e cila në momentin më të vështirë nuk disponon një stabilitet ekonomik për të avancuar  për më tej .  Nuk përjashtohet mundësia që të tentohet transferimi i Luis Maximianos në merkaton e verës, atëherë do të ketë përfunduar sezonin dhe do të ketë një panoramë më të qartë për të ardhmen . 

Me Ter Stegen në një nivel për të dëshiruar , po vlerësohet seriozisht largimi nga ‘’ Blaugranët ‘’ dhe gardiani i andaluzëve preferohet  nga Xavi Hernandez i cili shpreson ta ketë në dispozicion duke filluar nga sezoni vijues, operacion që  do të konsiderohej një ndër më të bujshmit e kësaj Barcelone për të cilën vuajtjet shtohen dita- ditës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy