Takaj: Në fund të sezonit projektojmë Skënderbeun, shpresojmë që UEFA të heqë dënimin

Takaj: Në fund të sezonit projektojmë Skënderbeun, shpresojmë që UEFA të heqë dënimin

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, foli para mediave, gjatë prezantimit të trajnerit të ri, Skënder Gega. Numri 1 i korçarëve deklaroi se në rast se arrihet objektivi mbijetesë, në fund të sezonit do të ulen me Gegën, për të projektuar Skënderbeun e ardhshëm.

Takaj u shpreh se ende shpreson që UEFA ta heqë dënimin për Skënderbeun, ndërsa shtoi se pritshmëritë për këtë sezon ishin më të mëdha.

Dorëheqja e Memellit u pranua me konsensus nga ana jonë. Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë për skuadrën.

Dua ta falënderoj profesor Gegën, për të na ardhur në ndihmë në këto momente të vështira, ku ne ndodhemi. Falë miqësisë tonë, Gega vjen në momentet tona më të vështira për të na ndihmuar. Kemi besim se do të arrijmë objektivat tona, për të siguruar mbijetesën. Shpresojmë të kemi edhe pak fat.

Nëse arrijmë objektivin mbijetesë, do të ulemi dhe të diskutojmë me Gegën, për të ardhmen e Skënderbeut.

Ende shpresojmë te UEFA, për të na falur dënimin. Është një vendim shumë i vështirë, jo vetëm për ne, por për të gjithë/. Është shume e vështirë te kesh motivimin, kur je larg Europës. Shpresa na mban, për Skënderbeun. Për këtë sezon, kishim pritshmëri më të mëdha. Ishte një projekt 2-vjeçar. Menduam se do të bënim më mirë se sezoni i kaluar. Nuk kemi pasur as fat këtë sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy