Dortmundi kërkon qëndrimin e Haaland

Dortmundi kërkon qëndrimin e Haaland

Këmbngulja e Dortmundit për qëndrimin e Erling Haaland në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ vijon të jetë e paluhatur . Norvegjezi mbetet  një garanci  shumë e madhe për shënimin e golave dhe ‘’ Verdhezinjtë ‘’  kanë ndërmarrë aksionet e nevojshme për të mos e humbur ashtu siç bënë me  Jadon Sanchon . Largimi i anglezit ia ka hapur sytë gjermanëve të cilët nuk pranojnë një shuplakë tjetër   dhe sipas Bild drejtori sportiv  Sebastian Kehl  ka konfirmuar me bindje se 21 vjeçari do të vijojë aventurën nën drejtimin e Marco Rose  .

Pavarësisht se ofertat në adresë të gjermanëve kanë rezultuar të njëpasnjëshme , këta të fundit nuk duan të humbin ritmin e sezonit të kaluar  të cilin e finalizuan me pjesëmarrjen në Champions League   dhe ishi i Salzburgut rezultoi një ndihmë e madhe për arritjen e këtij objektivi.

Pothuajse të gjithë ekipet me emër  prej kohësh e ëndërrojnë firmosjen me sulmuesin nordik por janë bllokuar nga rezistenca e  Borussia Dortmundit . Manchester City, Chelsea, Liverpool,  Paris St Germain dhe  Real Madridi  shpresojnë se një ditë do të firmosin me  këtë lojtar por  Borussia Dortmundi po vepron me shpejtësi për  qëndrimin e yllit norvegjez  .

Për më tepër klauzola e përcaktuar  konsiderohet si hapi më inteligjent i kësaj skuadre  sepse e bën shumë të vështirë përballimin e saj nga gjigandët e Europës  .

41 ndeshje të shoqëruara me të njëjtin numër golash konceptohen si statistika bombastike të cilat i kanë  motivuar   8 herë kampionët e Bundesligës për ta mbajtur në gjirin e tyre .   

 

        

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy