
Paraqitjet e bëra në Botërorin e Katarit po i sigurojnë pretendentë Cody Gapkos me kalimin e kohës.
Ndër to përfshihet edhe Arsenali , ekip i cili prej shumë vitesh kërkon fitimin e Premier Leagues por fatkeqësisht është mposhtur nga rivalët.
Sigurisht që drejtuesit e Psv Eindhovenit kanë filluar të fërkojnë duart sepse largimi i 23 vjeçarit do ti fuqizonte arkat e hollandezëve, me qëllimin e transferimit të lojtarëve cilësorë në ‘’ Phillips Stadion ‘’.
Një fakt shumë i rëndësishëm dhe njëkohësisht shpresëdhënës për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është se shumë shpejt do të drejtohen nga ish golashënuesi Ruud van Nisterlooy , një sulmues i cili la gjurmë në të kaluarën në skuadra si Manchester United apo Real Madridi .
Interesi i ‘’ Topchinjve ‘’ i ka bërë hollandezët të vihen në lëvizje, të cilët s’do të lejojnë largimin e Cody Gapkos për më pak se 50 milionë euro.
Kryeqytetasit duhet të tregohen të shkathët gjatë merkatos së verës sepse nuk përjashtohet hyrja në garë e të tjerë pretendentëve , të cilët mund t’ia vështirësojnë objektivin 13 herë kampionëve të Premier Leagues.
Në çdo kompeticion rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet por londinezët me çdo kusht do të kërkojnë pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm dhe në aktualin konsiderohen një ndër pretendentët për të fituar trofeun e dytë europian për nga rëndësia , siç është Europa League.



