
Liga e Arabisë Saudite sa vjen edhe po shëndërrohet në më kompetitive në sezonet e fundit.
Sigurisht ky fakt thekson se ekipet e elitës në Europë gjithmonë tentojnë për ti rikthyer lojtarët të cilët lanë gjurmë në të shkuarën dhe Malcolm e dëshmon një gjë të tillë.
Për brazilianin është interesuar Atletico Madridi, i cili e njeh shumë mirë La Ligan sepse në të shkuarën përformoi për Barcelonën.
Përveç katalanasve, sulmuesi u aktivizua edhe për Bordeaux dhe Zenit Petersburgun por sigurisht milionat e ofruara nga presidenti i Al- Hilal Fahad Bin Nafil bënë diferencën.
Europa natyrisht mbetet një opsion për çdo lojtar për tu rikthyer në një të ardhme dhe drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe presidenti Enrique Cerezo e dëshirojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Në përgjithësi për lojtarët brazilianë kampionati spanjoll konsiderohet tejet atraktiv dhe një opsion tejet i vlefshëm, sidomos kur bëhet fjalë për ekipet e elitës.
Referuar 28 vjeçarit nga Sao Paolo duhet shtuar se konsiderohet një element tejet teknik, i shpejtë, tek i cili spikasin driblimet.
Diego Simeone e ka dhënë ‘ Ok ‘ dhe kryeqytetasit mund ta arrijnë akordin me parametër zero.
Prej shumë sezonesh ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po hasin vështirësi në lidhje me fitimin e titujve dhe pikërisht ‘’ El Cholo ‘’ do të mundohet ta ndryshojë historinë në sezonin vijues.



