
Migen Memelli mund të quhet i larguar nga drejtimi i Skënderbeut. Skuadra, e cila militon në Kategorinë e Parë nuk ka bindur dhe për këtë arsye priten ndryshime.
Drejtuesit e Skënderbeut po mendojnë për një trajner të ri dhe kapitulli i Memellit duket i mbyllur në këtë moment.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Ardjan Takaj, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi, tha se Skënderbeu do të ketë një trajner të ri shumë shpejt. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi korçar.



