
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës e Manchester City në çerekfinalen e Champions League.
Pavarësisht humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, Tuchel deklaroi se beson të kualifikimi për më tej.
Në lidhje me sherrin Mane-Sane, tekniku gjerman deklaroi se gjithçka ka kaluar dhe senegalezi do të jetë me skuadrën në ndeshjen e së mërkurës.
Kemi besim te vetja dhe te shanset tona. Çdo gjë mund të ndodhë nëse shtojmë edhe fatin i cili na ka munguar në ndeshjen e parë. Ne duhet të gjejmë besimin dhe të ecim hap pas hapi.
Jemi ende në lojë. E dimë që të sfidosh City-n është e komplikuar por besojmë. Mane patjetër që do të jetë me skuadrën. Diskutimi me Sanen ka përfunduar kështu që do të shohim nesër.



