Ibrahimoviç largohet nga Manchester United

Ibrahimoviç largohet nga Manchester United

“Black-out” Ibrahimovic! Mbreti i Suedisë duket se ka humbur rrugën, që kur ka zbarkuar në Manchester për të luajtur me United. Jo vetëm që nuk la asnjë shenjë në Turqi kundër Fenerbahce, por gjithashtu nuk e gjen rrugën e golit në Premier League prej 6 ndeshjesh. Kjo kohë është sa një pafundësi, duke konsideruar mesataren e shënimit. Në këto kushte kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për një lamtumirë në fund të sezonit. Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, qendërsulmuesi ka hyrë në shënjestrën e Los Anxhelos Galaksy.

“Shumë tifozët të City janë bërë me United falë meje”, deklaroi Ibrahimovic pak ditë më parë, por pikërisht tifozët e United ishin ata që nuk e pëlqyen momentin kur Ibrahimovic u aktivizua në vend të Pogba, i cili pësoi një dëmtim. Pakënaqësitë e tyre vijnë nga rendimenti: 6 gola në 16 ndeshje zyrtare dhe 6 ndeshje radhazi në Premier League pa gjetur rrugën e golit. Suedezi nuk shënon që nga 10 shtatori kundër Manchester City dhe nuk është hera e parë që i ndodh, duke parë se në vitin 2007, me fanellën e Inter qëndroi shtatë ndeshje pa shënuar gol.

Vetë Ibra nuk është i qetë dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e luajtur në Stamboll, kur, i provokuar nga mbrojtësi Simon Kjaer, reagoi duke i vënë duart në fyt, i larguar menjëherë nga Jose Mourinho. Ibrahimovic ka një kontratë njëvjeçare me United, me opsionin e rinovimit, por pasanikët nga Amerika janë në pritje. Los Angeles Galaxy po bën gati një mega-ofertë për ta marrë në qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy