Lotito mbron Juventusin: Kanë bërë shumë për futbollin italian

Lotito mbron Juventusin: Kanë bërë shumë për futbollin italian

Juventusi është përfshirë në një kaos, për mashtrim në bilancet e klubit, çka solli edhe largimin e gjithë drejtuesve, së bashku me presidentin Agnelli. 

Përveç kritikave të shumta, në mbështetje të klubit bardhezi, ka dalë presidenti i Lazios, Claudio Lotito. 

Duke folur për mediat italiane, Lotito u shpreh se Juventusi nuk duhet të quhet si e keqja universale, ndërsa shtoi se ata kanë bërë shumë për futbollin italian. 

Unë nuk jam gjyqtar. Të gjithë duan të përfshihen në një projekt të suksesshëm dhe kur ka probleme, ikin nga anija. Ka skuadra që kanë fituar shumë nga shitja e një-dy lojtarësh, po të mos ishte përfshirë Juventusi në këtë nuk do të kishte marrë kurrë 160 milionë. Sot të gjithë qortojnë Juven, por nuk duhet ta ekspozoni klubin si të keqe universale. Kanë bërë shumë për të mbështetur futbollin italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy