
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Torino, pasi mposhti minimalisht Juventusin, në një ndeshje ku polemikat nuk munguan.
Një penallti në fund të pjesës së parë, ka bërë që të shpërthejnë protestat dhe polemikat në “Allianz Stadium”.
Pas një ndërhyrje nga Alex Sandro, Dumfries bie në zonë dhe arbitri pas konsultimit me VAR, akordon penallti, pavarësisht protestave të shumta të bardhezinjve, që nuk ishin dakord me këtë vendim.
Fillimisht gjuajtja e Calhanoglu pritet nga portieri Szcezny, por gjatë aksionit topi shkon në rrjetë. Arbitri fillimisht e anulon golin për faull, por VAR e sinjalizon se penalltia duhet të përsëritet dhe këtë herë mesfushori turk nuk gabon.
Në pjesën e dytë, Juventusi tentoi disa herë të gjente golin, por fati nuk ishte në anën e “Zonjës së Vjetër”.
Me këtë fitore, Interi vazhdon garën për titullin kampion, pasi marrin vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa Juventusi praktikisht me këtë humbje del jashtë garës për titull, pasi mban vendin e 4-t me 59 pikë, 7 pikë më pak se Milani kryesues që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.



