Hoxhallari: Krijuam më shumë se kundërshtari, barazimi rezultati më i mirë që mund të merrnim

Hoxhallari: Krijuam më shumë se kundërshtari, barazimi rezultati më i mirë që mund të merrnim

Mbrojtësi Erion Hoxhallari, foli për MCN TV, pas barazimit që Tirana regjistroi ndaj Dinamo Batumi. Sipas tij, barazimi ishte rezultati më i mirë për bardheblutë, për mënyrën sesi shkoi ndeshja, ndërsa shtoi se Tirana kishte më shumë raste se kundërshtari. “Ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim në këtë ndeshje, për mënyrën si rrodhën ngjarjet. Pësuam një gol nga gabimi jonë, ky ishte rezultat i mirë. Ne i mbuluam mirë kundërshtarët, nuk ka pasur më shumë se 1 ose 2 raste kundërshtari për gol. Ne kemi pasur më shumë se 3 raste dhe kemi bërë punën e duhur”, u shpreh Hoxhallari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy