Allegri: Interi, si Juventusi im i para 5 viteve

Allegri: Interi, si Juventusi im i para 5 viteve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, foli për mediat pas humbjes minimale ndaj Interit.

Tekniku bardhezi deklaroi se zikaltërit janë shumë të fortë dhe favoritë për titullin kampion. Madje ai e krahasoi Interin me Juventusin që drejtonte para 5 viteve.

Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë. Ka pasur një pjesë të parë të bllokuar, pastaj pasi u zhbllokua ndeshja ndryshoi tërësisht.

Interi është aq i fortë sa besoj se do të fitojë titullin, sepse ata janë favoritët. Pastaj është normale që një ekip i ndërtuar për të fituar të përdoret për të luajtur Champions League, për të fituar kampionatet dhe Kupën e Italisë si ekipi im i Juventusit i 5 viteve të para.

Pas ndeshjes së djeshme, Interi kryeson me 57 pikë, me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Juventusi mban vendin e dytë me 53 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy