Neymar pritet të rikthehet në kampionatin brazilian, për ta mbyllur aty karrierën e tij si futbollist.
Sipas asaj që raporton "Goal", Neymar do të rikthehet te skuadra e Santos, teksa këtë ia ka konfirmuar edhe vetë lojtarëve të klubit brazilian.
Plani i 32-vjeçarit, është që të kthehet në Brazilin, në vitin 2025, kur të ketë mbyllur aventurën me Al Hilal në Arabinë Saudite.
Lojtari vuan një dëmtim të rëndë nga dhjetori i vitit të kaluar dhe po punon për tu rikthyer në formën e dikurshme.



