
Aktualiteti i vështirë tek Manchester United bën që mesfushori Donny van de Beek ti ketë ditët e numëruara në ‘’ Old Trafford ‘’.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ defenitivisht kanë vendosur ti gjejnë ekip gjatë merkatos së janarit për të mos devijuar nga objektivat . Prioriteti i anglezëve është huazimi i hollandezit pa përjashtuar shitjen për të cilin derdhën në arkat e gjigandëve të Eredivisies 40 milionë euro në merkaton verore të 2020- tës .
20 herë kampionët e Premier Leagues nuk mund t’ia lejojnë më vetes këtë situatë dhe sipas gazetarit Ekrem Onur , drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ në dakordësi me trainerin Ole Gunnar Solskjaer kanë filluar kontaktet e para për ti gjetur strehë 24 vjeçarit .
Vetëm 39 ndeshje në dy sezone në të cilat s’ka treguar pothuajse asgjë demostrojnë se Manchester United duhet të vlerësojë mbërritjen e të tjera alternativave në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Eshtë për të ardhur keq që një ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga shkolla e Ajax Amsterdamit nuk e ka gjetur dot veten tek Manchesteri por së fundmi për të janë shfaqur tre pista shumë interesante .
Newcastle, West Ham dhe Everton do të masin forcat për ti ofruar një të ardhme ndryshe Donny van de Beek-ut për të cilin sezoni aktual konfirmon se kupa është mbushur sepse është aktivizuar vetëm 141 minuta të ndara në 3 ndeshje .
Vijimësia e deritanishme e shëndërron automatikisht në blerjen më të dështuar të Manchester United në historinë e mbushur me suksese dhe këto pretendentë janë një shans për ta ndryshuar këtë situatë.



